Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shpalljen si të padëshirueshëm të Sali Berishës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Neësmax me ish të dërguarin e Posaçëm të SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, Rama shprehu ndjesi të dyzuara për këtë vendim.
“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Kryeministri.
Po në këtë intervistë, Rama është pyetur edhe në lidhje me mosmarrjen e një vendimi nga ana e Bashkimit Europian për një datë në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që u bllokua nga vetoja bullgare.
I spoke with Albania’s Prime Minster @ediramaal this morning and he made it clear….he’s frustrated with the EU. https://t.co/9F0cOqvDNf
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2021
“Nga një dorë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese, sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime”, tha ai.
Rama e falenderoi Grenell për rolin e luajtur në nismën e minishengenit, por tha se mosnjohja e Kosovës nga Serbia është pengesë serioze në realizimin e kësaj nisme.
“Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje