Politike

Rama i kthehet pandemisë, poston videon për testimet në çdo qytet

“Me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë”, shkruan Rama në Facebook, duke e shoqëruar edhe me një video nga ERTV.

Rama flet edhe për rritjen e kapaciteteve të testimit.

“Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë