Politike

Rama i përgjigjet Metës për akuzat e portit të Durrësit: Partia e dytë do të zhduket më shpejt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit se porti i Durrësit është një aferë korruptive.

Përmes dy postimeve në Twitter Rama thotë se “shefi i Partisë së Lekut” (Meta) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër.

Rama shton se ai që po akuzon atë që do ndërtojë Portin e Durrësit, në jetën e tij ka krijuar vetëm dy parti, ku e para ka ikur për skrap, dhe paralajmëron se e dyta do ikë së shpejti.

Postimet e Ramës:

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë