Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën hyrëse të prezantimit të programit qeverisës dhe kabinetit të ri me përsëritjen e ftesës drejtuar Partisë Demokratike për bashkëpunim në këtë mandat të tretë.
Ai kërkoi që Kuvendi të shkëputet nga praktikat parlamentar të së shkuarës dhe të shndërrohet në një tempull demokracie, ku mazhoranca dhe opozita dialogojnë, pavarësisht ndasive.
“Nuk mund të mos përpiqemi që të sillemi këtu si njerëz, si prindër fëmijësh, që salla të mos zhytet në llucën e vulgaritetit, ku Shqipëria nuk del më e fortë”, tha ai.
Bashkëpunimin me PD nuk e kufizon.
“Dora jonë është e shtrirë ndaj PD dhe nuk është vetëm një fjalë, por është një vijë mendimi. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni nga ne”, u shpreh Rama.
Si fillim, Rama i premtoi opozitës se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha denoncimet, kritikat dhe akuzat e saj që lidhen me interesin publik.
“Çdo qëndrim kritik dhe denoncim do të shqyrtohet nga ne shumë seriozisht. Qeveria do të vendosë një kanal të posaçëm informimi për çdo akuzë që lidhet me interesin publik”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje