Kryeministri Edi Rama i rikthehet Këshillimit Kombëtar, duke njoftuar se rreth gjysmë milioni shqiptarë u janë përgjigjur 12 pyetjeve të adresuara.
Rama thotë se numri i personave kanë plotësuar formularin është 486 mijë e 690 vetë.
Përgjigjet mund të jepen online, përmes postës tradicionale dhe përmes stendave të ngritura nga bashkitë në të gjithë vendin.
“Vazhdon mbledhja e opinioneve, tani edhe përmes pikaave të informimit në qendrat e qyteteve. 486,960 qytetarë janë bërë pjesë duke kthyer përgjigje në tre format e komunikimit, online, me postë dhe në stendat e bashkive”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje