Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, i shoqëruar nga kryebashkiaku i qytetit veri-lindor, Safet Gjici, njëkohësisht Presidenti i skuadrës së futbollit të këtij qytetit.
Gjatë inspektimeve, kryebashkiaku Gjici e informoi Kryeministrin mbi ecurinë e punimeve dhe tha se stadiumi do të jetë brenda parametrave të UEFA-s. Ndërkohë, vetë Rama e konsideroi e sheh këtë investim jo vetëm në këndvështrimin sportiv.
“Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor”, deklaron ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje