Kryeministri Edi Rama paralajmëron lehtësime të tjera të lëvizjes në vazhdim deri në rikthimin në normalitet, por gjithashtu paralajmëron gjithashtu se normaliteti siç e njihnim para pandemisë nuk do të kthehet pa u gjetur vaksina.
“Kjo e diel e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri thotë se deri më tani Shqipëria ka një bilanc fantastik dhe e vlerëson si të pajustifikueshme që të kthehemi pas për shkak të shpërqëndrimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje