Politike

Rama: Kemi ndalur investimet madhore në infrastrukturë prej rritjes së kostove

Qeveria ka ndaluar investimet madhore për shkak të shtrenjtimit të kostos së ndërtimit të ri. Mes kontratave të pezulluara, Kryeministri Edi Rama përmendi edhe atë për tunelin e Llogarasë.

“Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar, sepse hekuri është rritur 3-fish. Kontratat tona, si shembull, për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak nga sa është sot. Na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën kur këtu ka ndodhur kjo. Ne nuk e realizojmë dot. Dalim komplet falimentojmë”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri një parashikim edhe më të zymtë sa i takon situatës së energjisë elektrike, për të mbrojtur qëndrimin kundër uljes, apo reduktimit të taksave.

“Të mos harrojmë që jemi në mars dhe ky është viti i tretë i thatë. Digat kanë një pikë jetike, poshtë të cilës nuk mund të zbresim”, tha ai.

Sipas Ramës, kjo është arsyeja se përse nuk mund të preket asnjë taksë e vendosur te nafta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë