Rahim Spahiu, i zgjedhur kryetar Bashkie në Dibër në zgjedhjet e 6 marsit mori rikandidimin në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke u bërë kështu kandidati i parë i socialistëve.
Kryesocialisti Edi Rama u ndal në Dibër në kuadër të turit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë në 61 bashkitë e vendit.
Në fjalën e tij, Rama tha se PS nuk e arriti objektivin e vet në zgjedhjet e 25 prillit, kur mori dy mandate në këtë qark, ndaj tre të tillëve që mori Partia Demokratike. Por, 6 marsin e konsideroi si një rizgjim
“Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, pra nuk e kemi arritur objektivin. Është një nga të paktat zona apo qarqe ku ne nuk e arritëm objektivin tonë. Mirëpo patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore. Jam i bindur se jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë të cilin e keni pritur shumë mirë, të cilin Dibra e ka votuar masivisht”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje