Politike

Rama kritika kryebashkiakëve: Disa bëjnë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë

Në Asamblenë Kombëtare të PS, Edi Rama fshikulloi disa kryebashkiakë që morën postin në një garë pa rivalë, e që sipas tij bëjnë sikur kundërshtarët e tyre nuk ekzistojnë.

“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS fuqinë  e nevojshme për tu përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona.

Disa kryebashkiakë që u zgjodhën pa garë kanë qëndruar në krye të bashkisë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastërtia nuk ekzistoj”, u shpreh kreu i PS.

Rama theksoi se duhet bërë një organizim i partisë dhe se garancia për të marrë sërish pushtetin është që PS të qëndrojë në territor, dhe këtë socialistët duhet ta kuptojnë përpara se “të përfundojnë si kundërshtarët e tyre politikë”.

“Garancinë për të qëndruar më tutje në krye të vendit, është në PS që na përfaqëson në territor me dinjitet, pa harruar asnjëherë që votuesit janë 600-700 mijë. Është e rëndësishme ta kuptojmë para se të jetë vonë dhe larg qoftë të përfundojmë si kundërshtarët tanë, që ja ku janë sot.

Kjo është pjesa më e rëndësishme këtyre dy muajve për të pasur në fund të qershorit një grup kandidaturash për 61 bashki që përmbush këtë qëllim dhe në shtator të vijojmë me të njëjtën mënyrë për kandidaturat për njësitë bashkiake”, tha Rama.

Kryetari i PS deklaroi se duhet të fokusohemi tek efektiviteti apo tek fosilizimi i një sërë organizatash që vazhdojnë të qëndrojnë për inerci dhe nuk japin produktin e kërkuar.

“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS fuqinë  e nevojshme për ti përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi kryebashkiakët edhe për mungesën e bashkëpunimit me ministrat dhe moskoordinimit me ta.

Madje, sipas Ramës, disa prej tyre ai do t’i conte edhe në SPAK nëse SPAK sipas tij do të bënte detyrën sic duhej.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë