Kryetari i PS-së, Edi Rama, në një takim të zgjeruar në Kukës, u ndal pak më shumë për të folur.
“Këtu dua të them disa fjalë se këtu është pak problem sepse njerëzit kanë tendencën të harrojnë. Këtu ka shumë njerëz që nuk e di ç’kanë një lidhje me zorrën qorre që e kanë të vështirë të shkëputen. Nëse historia e ndryshimit do kishte filluar para 4 vjetësh, unë për veten time s’do votoja as Safetin, as Regjën, do thoja ju i bëtë ca punë tani të provojmë këta tjerët. Por historia ka nisur para 33 vjetësh. Këtu vazhdimisht është zgjedh zorra qorre. Faktikisht këto katër vjet ne na është dhënë mundësia, në Tropojë për herë të parë, në Kukës për herë të dytë që të tregojmë se cili është dallimi. Tropoja sa ka ndryshuar në këto 4 vite dhe sa është bërë në këto 4 vite, nuk është bërë në 44 vjet më parë. Unë e kam parë Tropojën edhe më para edhe tani. Përpara, madje kur kam vajt me Rexhën në zgjedhjet e kaluara dhe kur kam fol për destinacion turistik filluan duke qesh edhe socialistët. Sot është destinacion që ka nisur dhe vetëm zhvillohet si i tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë, ku sa për kujtesë kur ne kemi marrë detyrën s’kishte rrugë, sot është rruga. Rrugën e Valbonës nuk e bën ata që morën besimin me sy mbyllur, e bëmë ne komunistët”, tha Rama. Ai kishte një koment edhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati.
“E keni pa (Berishën) vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje