Kryeministri Edi Rama lajmëroi se periudha mars-qershor do të përfshijë vaksinimin intensiv të popullsisë. Rama nuk tha se si, por njoftoi se sezoni i ardhshëm turistik do të jetë i lehtësuar.
Rama u ndal edhe tek denoncimet e mjekut Halim Kosova pak ditë më parë në një dalje televizive, duke mos kursyer përshtypjet me të mira për të.
Halim Kosova nga ana e tij e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Ramën.
“Qëllimi im është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv në muaj mars-qershor, një vaksinim që do të këpusë hallkë pas hallke zinxhirin e infektimeve. Që do të na çlirojë në mënyrë të konsiderueshme nga një barrë e jashtëzakonshme ankthi për njerëzit tanë më të dashur.
Kemi parë që ky armik nuk kursen dhe prek në masë edhe ata që në fillim duken të paprekshëm. Ky është një udhëkryq.
A mundet ne, që në këtë udhëkryq t’i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosen atë koalicionin tragjikomik, të cilët që nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan bashkë me ne.
Atyre që zgjodhën të bëheshin bashkë me COVID-in, që nga dita e parë e kësaj lufte nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa bërë alarm. A mund t’u besohet atyre në këtë udhëkryq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë”, tha Kryeministri
Mjeku Halim Kosova hodhi akuza të forta në drejtim të Tritan Shehut, që aktualisht është drejtues politik i PD në Qarkun Gjirokastër, dhe Genc Rulit që drejtoi komisionin e seleksionimit të kandidatëve.
Ndërkohë, Rama pak foli se çfarë do të bëjë në të ardhmen për shëndetësinë duke lënë të kuptojë se puna do të vijojë në drejtimin që është nisur, pas një krahasimi që ai bëri me sistemin shëndetësor në kohën e Berishës dhe gjatë qeverisjes së tij.
“Çfarë do kishte ndodhur nëse ky armik i pamëshirshëm do të kishte zbritur 7 vjet më parë, apo larg qoftë me sistemin shëndetësor që kishim deri para pak vitesh. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund, është në natyrën njerëzore që pasi e kalon një të keqe ta hedh pas krahëve, ndërsa më pas kërkon çdo ditë më mirë sepse kështu është njeriu dhe sot duhet e pamundur që të kujtohen se çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin.
E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund dhe sot e kanë të pamundur njerëzit të kujtojnë se në çfarë qameti ishte shëndetësia jonë.
Kush më thotë që nuk ishte kjo shëndetësia që kishim, në QSUT në mes të kryeqytetit ose ka humbje të memories ose memorien e ka pas opozitës… Madje ishte edhe me keq. Nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, pandemia nuk na gjeti gafil, ne u futëm në mbrojtje, u mbyllëm fort, por ne si njerëzit që na keni besuar drejtimin e këtij vendi nuk e ndaluam asnjë ditë e asnjë natë punën për t’u armatosur sa më mirë…”, tha Rama, duke theksuar se pagat janë rritur gjithashtu dhe kushtet.
Ai tha se bonusi për mjekët dhe infermierët do të vijojë deri në fund të betejës me Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje