Politike

Rama lë mënjanë kritikat ndaj BE, Varhelyi kërkon vullnet politik të fortë për negociatat

Në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Edi Rama i qëndroi fjalimit të parapërgatitur, la mënjanë kritikat ndaj BE-së dhe e vuri theksin te fushat ku vendi ynë vlerësohet edhe nga Brukseli për progresin e bërë.

E mes këtyre fushave vlerësohet reforma në drejtësi.

“Ne shkatërruam të gjithë pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja të epokës së re të drejtësisë. Nëse më parë do të kishit pyetur këdo në Shqipëri se cilat janë shanset që të shikonit prapa hekurave një politikan, do të kishin qeshur me ju. Por tashmë nuk është më ashtu. Tani askush nuk është më imun.  Unë qëndroj si lideri i një mazhorance që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjetat e drejtësisë dhe nuk ka përdoru asnjëherë shigjetat e qeverisë kundër drejtësisë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi në këtë konferencë se sa i përket integrimit, i gjithë spektri politik në Tiranë është i unifikuar.

“Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka një gjë që na bashkon: Bashkimi Europian është fati ynë. Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Europa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie, që frymëzon një menysë tjetër të menduari”, vijoi ai.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se sfidat në procesin e negociatave janë të mëdha dhe do të kërkojnë vullnet politik të hekurt.

“Zotimi juaj ndaj luftë kundër krimit të organizuar për është t’u përgëzuar. Besoj se Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të punuar në lidhje me kushtet. Kuadri negociues ofron në gamë të gjerë mjetesh për anëtarësimin. Jemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë për të gjitha detyrimet që ka. Negociatat do të kërkojnë një vullnet të fortë politik”, u shpreh ai.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë