Politike

Rama: LSI, problemi më i madh i politikës shqiptare

Në zgjedhjet e afërme të 25 Prillit, Kryeministri, Edi Rama sheh si problem kryesor jo PD-në, por LSI-në.

”Skuadra e Monikës (Kryemadhit) është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare.

Këto zgjedhje janë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë.

Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metës dhe jo drejtësinë.

Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen…”, tha Rama gjatë takimit në Lezhë.

Më tej, ai shtoi: “Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë