Politike

Rama: Lufta e Vlorës tregoi për herë të parë se ekziston shteti shqiptar

Në fjalën e tij në ceremoninë e 100-vjetorit, kryeministri Edi Rama e cilësoi Luftën e Vlorës si më të veçantën në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj.

Nga Sheshi i Flamurit, ku po përkujtohet 100-vjetori i kësaj lufte, kreu i qeverisë tha se Lufta e Vlorës u fitua nga pala që ishte objektivisht e humbur, dhe pikërisht kjo e bën aq të veçantë.

“Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Nëse Pavarësia e 8 viteve përpara Luftës së Vlorës i tregoi botës se shqiptarët ekzistojnë, është Lufta e Vlorës që tregon për herë të parë se dhe shteti shqiptar ekziston dhe ka forcën të ushtrojë të drejta të barabarta në raport me çdo etnitet tjetër sovran.

“Për këtë themi se te Lufta e Vlorës gjendet një nga ato momentet formuese të shtetit të ri shqiptar. Kjo na bën të gjithëve që vlonjatëve t’u jemi borxhlinj dy herë, jo vetëm për Pavarësinë, por edhe për Luftën e Vlorës. Shqipëria rrezikonte të vishej sërish me të zeza, nga Traktati i fshehtë i Londrës, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhi, edhe përmes shtypit të tyre të lirë, që në atë kohë.Një tjetër element i rëndësishëm është pjesëmarrja e jashtëzakonshme e grave në atë luftë. Ishin gratë që organizuan një rrjet shitjesh të bizhuterive për mjekime”, deklaroi kryeministri Rama.

Duke bërë një analizë të luftës në mbrojtje të atdheut, Rama nuk mund të linte pa përmendur të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë luftë.

Ai ka përmendur të gjithë faktorët shqiptarë dhe të huaj që ndihmuan në Luftën e Vlorës.

“Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij. Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë. Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës. Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e  jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë