Kryeministri Edi Rama ishte në Lushnjë në mbështetje të kandidates së PS-së, Eriselda Sefa. Për të bërë dallimin me saj dhe dy kandidatëve nga opozita, Rama komentoi fillimisht Bashën dhe Berishën.
“…Lufta është gjetkë por po të dëgjosh mënyrën si flitet, shahet, shpifet këtu, duket sikur lufta është këtu. Politika e bën këtë? E bëjnë njerëz të caktuar që tanimë i sheh i madh dhe i vogël që janë aty vetëm për interesin personal.
Janë të gatshëm të përmbysin çdo gjë. Të tërheqin për hunde dy palë PD për interesin e tyre personal. Njëri se do me doemos të kthehet, dhe një që nuk do të ikë. Hall I madh. Ndërkohë që punët dhe problemet e komuniteteve janë të tjera. Vajzat dhe djemtë që kanë nevojë më shumë në të gjitha aspektet e rrugës së tyre, në këtë moshë që jeni ju. Eriselda foli për terrene sportive, për laboratorët e informatikës, programet e inovacionit dhe me radhë. Nuk janë ndryshe. Pavarësisht se nëse ndjehen majtas ose djathtas, pavarësisht se në familje kanë dëgjuar për PS-në apo PD-në…”, tha ai.
Rama ftoi lushnjarët të votojnë kandidaten e PS-së, duke puntuar tek kandidatët kundërshtarë.
“Do t’ju lutesha që deri në datën 6 mars të bëni një përpjekje të përditshme të merrni një shok ose shoqe që të shkoni në votim. Në respekt të atyre që nuk munden të votojnë, dhe do kishin ëndërr që të shkonin të votonin atje për kë të donin vetë. Pa pasur frikë nga tanket dhe bombat. Imagjinoni tani ta mbyllni Lushnjën në një bravë. Mos të them që të merrni varenë dhe t’i bini Lushnjës kokës, nuk janë zgjidhje këto”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje