Në një postim të radhës në Facebook, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin e tij për zbatim të rregullave nga ana e qytetarëve.
“U lutem të gjthë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qëndrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë”, shkruan ai.
Rama paralajmëron se në rast shkeljesh të masave, sanksionet do të jenë shumë të forta.
“Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithë korrektesë.
Po bëjmë dicka që do të mbajmë mend si mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje