Politike

Rama mbledh në një qese fletët e grisura të votimit të hedhura në tokë nga deputetët e PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrën e tij pas grisjes së fletëve të votimit nga ana e opozitës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë, duke mbledhur fletët e grisura dhe duke i futur në një qese.

Më pas ai u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.

Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit. Deputeti i PD Belind Këlliçi u ankua se materialet zgjedhore nuk mund të merren dhe të hidhen në qese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë