Situata e ndikuar nga pandemia e koronavirusit ka bllokuar dhe vizitat apo takimet e kryeministrave të shteteve të ndryshme. Javën e ardhshme pritet që të mbahet një mbledhja e Këshillit Europian që do të diskutohet për situatën e krijuar nga Covid-19, si dhe për çështjen e çeljeve të negociatave. Kryemnistri Edi Rama së bashku me homologët e tij të Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës kanë zhvilluar sot online një komunkimin me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, si dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Sipas kryeministrit Edi Rama mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor mes tyre është diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19 dhe për çështjen e negociatave.

“Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin . Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE për vendet e rajonit tonë në këtë reagim”, shkruan Rama në Facebook, duke zbuluar një pjesë të diskutimeve me pesë homologët e tij.

Ai thekson se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë
Gjithashtu kryeministri bën të ditur se në këtë bisedë me kancelarin Kurz dhe komisionerin Varhelyi është biseduar dhe për çeljen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe të Shqipërinë. “Mbledhja e Këshillit Europian pritet të mbahen sipas Ramës, javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe komisioneri për Zgjerimin e BE-së, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka dhënë qëndrime pro hapjes së negociatave, pavarësisht situatës që po përjetohet. ” Unë nënvizova rëndësinë e vendimit pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme si një sinjal për Ballkanin Perëndimor në këto rrethana kritike”, shkruan Vahelyi. Në këtë video konferencë është biseduar edhe për sitautën e krijuar nga pandemia që ka pushtuar Europën, për mënyrat se si BE mund të përfshijë vendet e Ballkanit Përendimor në inciativat e Unionit për përballimin e kësaj situate të re.
“Po shohim gjithashtu se si të ofrohet mbështetje më e mirë në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik, duke përfshirë edhe ridrejtimin e fondit IPA dhe fleksibilitetin me rregullat e ndihmës shtetërore. Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivelin rajonal dhe me BE-në është thelbësore”, thekson zyrtari i lartë KE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje