Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka komentuar mbylljen e dyerve të fakulteteve nga studentët që sot rinisën protestën për kauzat e tyre.
Rama e quan këtë veprim si një provë se protesta e studentëve është marrë peng.
Sipas Ramës, protesta shembullore e studentëve ka kaluar tashmë në fazën e realizimit të kërkesave.
“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje