Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në SHBA për vaksinën anti-Covid ka shkruar në Twitter se ambicia e Shqipërisë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin.
Rama e bëri këtë koment pas takimit të zhvilluar me drejtuesin e një prej kompanive amerikane (Pfizer) që po prodhon vaksinën duke e shoqëruar edhe me një foto.
“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse”, shkruan Rama në Twitter.
Ai nënvizon ndërkohë se prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore.
“Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapo hapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”.
Rama thekson gjithashtu edhe faktin e njohur se vende më të vogla dhe me të ardhura më të ulëta janë edhe më të dizavantazhuarat.
“Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje