Kryeministri Edi Rama që zgjedhjet e 25 Prillit mori mandatin e tretë qeverisës deklaroi të enjten mbrëma në studion e “Opinion” se nuk ka asnjë vije të kuqe bashkëpunimi me PD-në.
Nuk ka rëndësi Basha apo dikush tjetër për të, në krye të PD. Mjafton që përballë të ketë si subjekt politik, Partinë Demokratike.
Edi Rama tha disa herë gjatë emisionit se ai njeh si palë negociuese vetëm PD duke përjashtuar LSI-në, për të cilën, ai tha se foli populli.
“Unë mendoj dhe besoj që duhet të bëjmë një sforco të madhe të gjithë. Ta çojmë politikën dhe debatin përtej pandemisë duke u munduar ta lehtësojmë nga gjithë marrëzia që e karakterizon dhe ta balancojmë pak energjinë që konsiderohet në skenën e debatit politik.
Opozitat që funksionojnë, deri tani ka qenë disfunksionale, por tashmë duhet të hapim një kapitull të ri në politikën shqiptare. Kjo bëhet me vullnetin e mirë për ta tejkaluar këtë fazë adoleshence të politikës shqiptare, por si fillim duhet të pajtohesh me frymën…”, tha ai.
Rama la të hapur gjithçka në raport me PD qoftë edhe për zgjedhjet lokale.
“Unë nuk jap përgjigje një, dy! Unë nuk kam kufi, asnjë kufi. Nuk kam asnjë tabu. Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Unë jam i gatshëm para PD-së pa asnjë kusht, por jo para opozitës. Vetëm PD njoh opozitë shqiptare. LSI për mua i përket një kategorie tjetër unë flas tani për PD, me të tjerët nuk kam punë me tjetër”, tha ai.
Rama paralajmëroi gjithashtu se Ilir Meta do të shkarkohet si President nga ky Kuvend dhe jo në muajin shtator nga Kuvendi i ri.
“Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Metën do merret Parlamenti. Metën populli e dënoi dhe parlamenti do ta formalizojë. Ky parlament aktual do ta bëjë. Ky parlament duhet ta formalizojë. Meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakolare të mundshme. Votën për PD e lexoj si një votë që është dhënë se ka bërë një sforco. Unë e di që për mua nuk është e lehtë që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batuat, por se kam thënë me cinizëm kur kam thënë që ka arritur maksimumin…
LSI nuk është më faktor, është asgjë, është një zero faktor nuk është x faktor. Meta e mori përgjigjen nga populli. Presidenti i Republikës është dënuar nga populli. Nuk është më president…”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje