Politike

Rama: Mes grekëve dhe italianëve ne jetojmë tek ‘dolce vita’, mbi 10 mln turistë janë sfidë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit tha se 10 milionë turistët dhe shifrat e lartë të 3-mujorit të parë të këtij vitit janë një sfidë.

“Unë do t’ju them disa fjalë për këtë vend, që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe Mirelën, ne kemi njohur periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë dhe të izoluar nga ju që keni nga Perëndimi, por edhe nga ju nga Lindja. Ju që vini nga Lindja mund ta kuptoni më mirë. Ajo që kemi kaluar është përtej imagjinatës.

Deri përpara 3 dekadash ne kemi pasur vetëm 5 mijë turistë dhe jo të zakonshëm, por marksist- leninist, që vinin nga partitë e majta në të gjithë botën.Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi, nëse kishin mjekër apo flokë të gjatë sepse nuk lejoheshin.

Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot kemi një realitet ndryshe, me më shumë se 10 milion turistë vitin e kaluar dhe me shifra shumë të larta këtë vit. Ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm suksese, por edhe sfidë e madhe, sepse ka shumë gjëra për të cilat në duhet të mendojmë dhe t’i zgjidhim nëse duam që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe nëse duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anë të të cilit ne krijojmë hapësirën për të kremtuar humanitetin që ne kemi.Ne duhet të ruajmë natyrën dhe të ndërtojmë gjëra të ndërthurura me natyrën”, deklaroi Rama.

Megjithatë, ai u shpreh se Shqipëria ka bërë gabime, por theksoi se duhet të nxjerrë mësime.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë është tek “dolce vita”, për shkak se ndodhet mes italianëve dhe grekëve duke shtuar se të jesh mes tyre do të thotë të jesh tek jeta e shkujdesur ndaj bën edhe gabime.”

“Nuk duam të humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik. Ne i dimë gabimet që janë bërë në vende të tjera.

Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime, por të nxjerrim mësime. Ne tashmë i kemi bërë disa gabime tonat, të mos harrojmë që jetojmë mes grekëve dhe italianëve. Të jesh mes tyre do të thotë të jesh tek dolce vita, tek jeta e shkujdesur dhe ti bën edhe gabim. Sepse nga njëra anë se ke kuptuar tërësisht bekimin e perëndisë që ka krijuar këtë vend të mrekullueshëm, por edhe historia ka qenë bujare. Ne kemi vende të mahnitshme historike. Por megjithatë, ne nuk jemi Zvicër, dhe ndoshta është më mirë, por duhet të kemi të njëjtën mënyrë të kuptuari siç kanë ata, për të mos prishur bukuritë e vendit, por t’ia lëmë brezave të ardhshëm më të mirë”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë