Pak kush nga anëtarët e Asamblesë kuptoi të mërkurën mbasdite mbi propozimin e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e sekretariatit të PS-së deri në mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm në fund të muajit shtator.
Megjithatë, mesazhet e Ramës duket se kane qenë të qarta si për kupolën drejtuese të PS-së ashtu edhe për kryebashkiakët nisur nga aksionet e fundit të SPAK.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.
Kryeministri ka përsëritur qëndrimin se PS-ja nuk do të bëhet mburoje e askujt, ndërsa ka paralajmëruar se rezervat e tij për qeverinë do të shprehen në takimin e tij dy ditor me ministrat të premten dhe të shtunën
“Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje