Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama foli për autonominë menaxheriale për QSUT dhe 4 spitale Rajonale, duke treguar se është vetë një pacient i QSUT, “ku për herë të parë u fut në sallën e operacionit një Kryeministër”.
“Është e disata herë që mblidhemi këtu me ju për arsye të ndryshme, të lidhura me momente zhvillimi në ecurinë e kësaj përpjekje të filluar në kushte, të cilat sot duken sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, që sot ngjajnë të paimagjinueshme, që kanë qenë pjesë e trupës mjekësore dhe qytetarëve tanë.
10 vite më parë këto pamje do të ishin thjeshtë dhe vetëm pamje të një dëshire, të një ëndrre që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtër. Sot jemi në stad krejt tjetër, këtë mund ta konfirmoj si një pacient i QSUT.
Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, dhe më shkruan një mesazh që nuk e besoj dot që ky është spitali ynë në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital dhe është një ndër spitalet më të mira të Europës për nga kushtet.
Ne kemi luftuar që mjekët të paguhen me një pagë horizontale nga shteti, por cilido prej tyre që punon më shumë, të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka një arsye për të shkruar në një strukturë private kur mund të marrin të njëjtin shërbim në strukturat shtetërore dhe në fund të kenë nxjerrë më pak para nga xhepi. Kur ne e filluam këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, sot nuk është kështu”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje