Politike

Rama në Berlin, takon Merkelin

Pas fundjavës së kaluar në Turqi ku takoi presidentin Recep Tayyip Erdogan, për të vijuar më pas me një darke pune në Greqi me homologun, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri Edi Rama niset të enjten drejt Berlinit ku pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Qëndrimi në Berlin do të vijojë me një darkë pune me grupin e miqësisë Shqipëri-Gjermani në Bundestagun gjerman.

Të premten kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e përvitshme të Sigurisë që mbahet në Berlin, ku marrin pjesë udhëheqësit e vendeve evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë