Politike

‘Jep fjalën se do vish’. Rama në Dropull, inauguron sheshin me emrin e të atit, por mungon i biri, Kyriakos Mitsotakis   

Kryeministri Edi Rama ishte në Dropull ku mori pjesë në përurimin e sheshit të Derviçanit, që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis

“Në sheshin e rilindur të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, ku busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mos-arsyes së politikës”, komentoi fillimisht Rama në Facebook.

Përurimi i sheshit me emrin e ish-kryeministrit grek ishte një aktivitet i paralajmëruar shumë kohë më parë por që me zhvillimet aktuale mes dy vendeve ajo merr rëndësi të veçantë, nisur nga debati i ngrire për çështjen ‘Beleri’.

Në aktivitetin e organizuar ra në sy prania e flamujve grek. Të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë por munguan zyrtare e lartë të PBDNJ. Mungesa më e madhe ishte ajo e djalit të ish-kryeministrit të ndjerë, Kyriakos Mtsotakis që drejton qeverinë aktualë ne Greqi.

Rreth 10 muaj më parë, ende pa u bërë zgjedhjet në Greqi, kur Rama dhe Mtsotakis ishin bashkë ne Derviçan, kryeministri iu drejtua:       

“E para duhet të vijë si kryeministër (pra të fitojë zgjedhjet) sepse po nuk ishte kryeministër bust nuk ka dhe e dyta në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. kështu që Kyriakos jep fjalën që do të vish këtu bashkë me mua sepse unë do të jem prape kryeministër, në shesh për vendosjen e bustit të të ndjerit dhe të paharruarit në këtë zonë babait tuaj”, i tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë