Politike

Gjirokastër, Rama fton demokratët të votojnë për PS: Është koha e kapërcimit të gardhit

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga Gjirokastra votën e demokratëve. Ai u shpreh se PS po bën një fushatë ndryshe nga të tjerë me pak shpenzime dhe një pjesë e parave shkojnë për të mbjellë pemë.

Ai tha se është koha e kapërcimit të gardhit edhe për ata që nuk janë mësuar të qëndrojnë në anën tjetër.

“Çfarë përbuzjesh pati nga ata që kërkojnë sot votën, që nuk duhet të kenë asnjë shans, jo sot por asnjëherë. Po bëjmë fushatë krejt ndryshe nga të tjerët, me shumë më pak shpenzime për propagandën elektorale dhe një pjesë e shpenzimeve shkojnë për të mbjellë pemë.

Është koha e një kapërcimi të gardhit edhe për ata që janë mësuar të qëndrojnë në anën tjetër të gardhit, në emër të ndarjeve ideologjike, PS-PD. Nuk ka ne, ata, për të garantuar një fshat më të mirë apo për qytet kur bëhet fjala për vendin ku jetojmë.

S’kemi pasur mundësi të drejtojmë Libohovën, ka qenë bastion i djathë. Bastion i djathtë do të thotë bastion i papastërtisë, i dembelizmit, i një klani, bastion ku plehrat rrinë dy-tre ditë, apo ku s’dihet ku shkojnë paratë. Shikoni Shkodrën, që në 20 e ca vite është e verbuar. Shikojeni se sa e papastër është”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë