Politike

Rama: Problemi më i madh nuk është korrupsioni, por paaftësia

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Parë Kombëtare të Antikorrupsionit, ndër të tjera ka folur në lidhje me hapat e radhës që do të hidhen në mënyrë që tenderat të mos jenë më “barrë” e administratës.

Ai u shpreh se do të krijohet një strukturë e cila do të merret me tenderimet, ku ka paralajmëruar edhe përfshirjen e ekspertëve të jashtëm dhe kompanitë ndërkombëtare.

“Nuk është e rastit, që në raportet e ndërkombëtarëve Shqipëria hyn në grupin e vendeve më të zhvilluara nga ana dixhitale. Aty ku hyn në grupin e vendeve të prapambetura, është sektori privat. Duhet të bëjmë përpjekje që privati të kthehet në nivelin e shtetit të sektorit public”, tha Rama.

Ai tha se kanë nisur hapat për të çliruar administratën nga procesi i kontraktimit, për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe kompani ndërkombëtare që ministritë të bëjnë ministritë, administrata të bëjë administratën dhe procesin e tenderimit të bëjnë struktura që kanë profesionalizëm më të lartë.

“Një nga problemet tona më të mëdha nuk është korrupsioni apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por edhe paaftësia për të ndërtuar procese transparente, të drejta e profesionale”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndëshkimin e figurave të rangut të lartë politik dhe për një prokurori të fokusuar tërësisht te misioni i saj.

Rama tha se “kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi”.

Në konferencë mori pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Ambasadorja, gjatë fjalës së saj theksoi se qeveria shqiptare ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.

Ajo theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj korrupsioni duhet luftuar çdo ditë.

“Qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë tu japim një mësim të gjithëve, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin”, tha Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë