Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Fierit, deklaroi se mandatin e tretë të qeverisë PS do të sjelli filialin e universitetit Teknologjik të Stambollit në Shqipëri.
Kreu i qeverisë theksoi se gjithashtu po punohet me SHBA për Akademinë Ushtarake. Ai theksoi më tej se është me rëndësi, që të shtojmë përpjekjet që t’i japim universiteteve tona cilësi.
“E shoh me shqetësim atë që po ndodh, pasi Universiteti ka marrë autonomi të madhe, dhe me këtë shfrytëzon në njërën anë lirin, dhe nuk respekton përgjegjësinë. Ambicia jonë në mandatin e tretë është që të sjellim këtu universitete që janë me ‘nam’, me reputacion, në vende të mëdha. Hapi i parë është ardhja e Universitetit teknologjik të Stambollit, që është një ndër universitetet më me nam në Europë”,shtoi më tej Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje