Kryeministri Edi Rama ka vizituar maternitetin e Korçës gjatë turit të tij në juglindje të vendit. Rama u dorëzoi çekun e bebes disa nënave të reja gjatë vizitës në maternitet. “Kemi investuar dhe i kemi kërkuar ndihmë privatit, që të garantojmë cilësinë më të lartë të instrumenteve mjekësore. Garantohet një ulje drastike e infeksioneve post operatore, garantohet që ju punoni në kushte optimale, me instrumente optimale. Ne hamë dynjanë, por e rëndësishme është që ju jeni në rregull” – tha kryeministri Rama.
Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh: “Është si nata me ditën. Investimi i kryer është 1.5 milionë euro për infrastrukturën dhe 800 mijë euro për pajisjet. Më parë ky maternitet ishte të kushte të degraduara”.

Në maternitetin e ri të Korçës janë shtuar edhe disa reparte shërbimi, si për shembull reanimacioni për të porsalindurit. “Më parë, bebet e sëmura transferoheshin në Tiranë, tani mund të trajtohen këtu”, – thotë një nga mjekët e maternitetit, në stafin e të cilit do të shtohen edhe 15 mjekë të tjerë që përfundojnë specializimin në fund të muajit shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje