Politike

Rama në Spanjë, nënshkruhen dy marrëveshje mes vendeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pasditen e së hënës me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se kanë nënshkruar dy marrëveshje, që lidhen me bashkëpunimin mes dy vendeve në çështjet e arsimit të lartë dhe marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.

“Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë