Rend dhe Ligj

Rama: Të dielën lejohen të dalin vetëm nënat me fëmijët deri 10 vjeç

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes faqes së tij në Facebook se, nesër në qëndrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç.

“Kujdes nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë”, nënvizon ai.

Të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit deri të hënën në orën 05.00 duhet të qëndrojnë në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë