Politike

Rama nga forumi slloven: Nuk ka asnjë ngërç Shqipëri-Kosovë, kemi vetëm dallime në raport me Serbinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Europiane.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale. Kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Në një intervistë për mediat para nisjes së punimeve, Rama foli në lidhje me nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë herë, Rama shprehu keqardhjen për vonesën, por kënaqësinë që ky proces tashmë ka filluar.

Rama u pyet gjithashtu nëse ka një ngërç të thelluar mes Tiranës dhe Prishtinës sa i takon qasjes me Serbinë. Ai thotë se qëllimi është i njëjtë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, por palët ndahen sa i takon rrugëve se si arrihet ky qëllim.

“Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja”, u shpreh Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë