Politike

Rama nga Puka: Dhunën po e bën opozita, kryetarët e bashkisë i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet

Nga Puka, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po kërcënon dhe po intimidon qytetarët në këmbim të votës. Rama tha se kryebashkiakët socialistë u janë drejtuar policisë për të mbrojtur zgjedhjet.

“Dhunën e bën opozita dhe jo pushteti, dhe kryetarët tanë të Bashkive i drejtohen policisë për të mbrojtur zgjedhjet nga ata që vijnë për të marrë pushtetin, në funksion të asaj faqes së zezë që është në Tiranë. Ç’a po i bëjmë ne opozitës, përveçse po e mundim”, tha Rama.

Më tej ai shtoi: “Kërkojnë votë për të përsëritur atë që kanë bërë gjithmonë. Këtu në Pukë nuk keni nevojë, askush që ka sy në ballë e që ka mendjen e kthjellët e që nuk shikon me sytë e maskave dhe faqeve të zeza në Tiranë…Puka kur kam ardhur në fillim ishte vend dëshpërues, një realitet urban në zemër të një mrekullie të Zotit dhe të Natyrës. Ka qenë vërtetë e dhimbshme dhe një arsye e fortë për të synuar këtë bashki, kishte mbetje shumë të rrezikshme”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë