Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e parë të podcastit “Flasim me të ftuar 7 kampionë të sportit”. Rama ka vendosur ta nisë podcastin e tij me Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.
“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sëkëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie”, tha Rama.
Ai iu drejtua të rinjve shqiptarë duke i thënë se ëndrrat arrihen duke luftuar.
“Unë besoj që çdo ëndërr që njeriu shikon me sy hapur dhe ka kurajo forcën burimin vullnetin, energjitë të shkojë drejt ëndrrës, të ngrihet të rrëzohet ia del. Mesi kur ishte i vogël ishte një fëmijë që nuk rritej, kishte problem me gjëndrën e hipofizës. Ai thotë do luaj, dhe ai ja arriti. Ermonela Jaho ka është sopranoja jonë e famshme, ka qenë tek liceu nga një familje e varfër. Nga gjithë ato gocat aty dukej si ajo që s’kishte shans dhe thoshte një ditë do këndoj në la scala dhe këndoi”, tha Rama.
Pjesa tjetër e podcastit fokusohet në eksperiencat dhe vështirësitë e të ftuarve, me Ramën që i bën pyetje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje