Politike

Rama nis vizitën zyrtare në Tokyo 

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Tokio të Japonisë.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Kreu i Ekzekutivit shprehet se gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Rama zhvillon vizitën zyrtare në Tokyo deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë