Politike

Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non grata’ tjetër

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi përmes lojëra fjalësh se nga radhët e opozitës do të kishte një tjetër person ‘non grata’ nga SHBA.

Deklarata e tij u shoqërua me shume diskutime madje edhe nga ambasada e SHBA-së në Tiranë e cila e pyetur nga media orientoi këtë të fundit që të ndiqte një intervistë të fundit të ambasadores amerikane Yuri Kim sipas së cilës ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitej nëse deklarata të tilla do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm. Një reflektim që sa duket e ka kuptuar edhe kryeministri Rama.

Një ditë pas deklaratës së mbajtur në Kuvend, Rama tha përmes një postimi në Tëitter se ai nuk kishte paralajmëruar as një vendim të tillë.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon…”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë