Politike

Rama nuk komenton zhvillimet në PD: Bashkëpunojmë me opozitën sido që të shkojë. PS do të mbajë të shtrirë dorën

Edi Rama kërkoi që të mos përfshihet në përplasjen e brendshme mes Bashës e Berishës në Partinë Demokratike.

“Të shpenzojmë energji për problemet reale të shqiptarëve. Ne do të shikojmë përpara dhe kushdo që do të bashkohet me ne për të shkuar përpara është i mirëseardhur”, tha ai.

Rama përsëriti se PS do të mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit për Partinë Demokratike, pavarësisht rrjedhës së zhvillimeve të brendshme të saj.

Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e trete me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herë së pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve.

Berisha, tha Rama, është e shkuara dhe e shkuara nuk është problem i Partisë Socialiste, që deklaroi se duhet të shohë nga e ardhmja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë