“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas”, tha të martën kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson gjithashtu se, “ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”.
Edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi reagoi për çështjen në fjalë.
Kushi nënvizoi se këtë vit shkollor në skemën mbështetëse të qeverisë shqiptare do të shtohen edhe nxënësit e klasave të 8 dhe 9.
Përllogariten rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, nga të cilët 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm e të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje