Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne për heqjen e apandesitit, ndërhyrje e cila ka rezultuar suksesshme.
Siç njoftoi e para zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mjeku Arben Gjata, në një deklaratë për mediat, është shprehur se gjendja e kryeministrit është në gjendje të stabilizuar dhe ka kaluar 8 orë tashmë nga operacioni.

Sipas tij ndërhyrja ishte e lehtë dhe gjendja e shefit të qeverisë është e mirë. “Ishte një apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laparoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabël pa temperaturë dhe pa problem sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orë mund të shkojë në shtëpi”, ka thënë mjeku.
“Kryeministri komunikon normalisht dhe është i qetë. Do japim informacione në vazhdim”, theksoi Gjata. Sipas shefit të Kirurgjisë, laparoskopia është një formë ndërhyrjeje nga e cila pacienti rikuperohet më shpejt, duke shtuar se kreu i qeverisë do të jetë plotësisht i shëruar për 3 ose 4 ditë.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit, që nga ana mjekësore nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i tij, ndërsa ajo që dihet, është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja.
Apandesiti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka raste edhe në moshën e vjetër. Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje