Qytetarët shqiptarë do të mund të qëndrojnë drejt Kinës, pa pasur nevojën e marrjes së një vize, siç ka funksionuar deri tani.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas 30 ditësh marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Kinë mes dy vendeve, do të hyjë në fuqi.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, bëri të ditur kryeministri në rrjetet sociale.
Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e zhvilluar më 27 dhjetor të vitit 2022 miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje