Politike

Rama: Pas dhunës, opozita dhe Meta! Loja e forcës me ligjin të çon pas hekurave

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Presidentin Ilir Meta se qëndrojnë pas grupit të protestuesve të dhunshëm që në këto dy ditë kanë trazuar kryeqytetin.

Rama komentoi përmes rrjeteve sociale.

“S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet”, tha ai.

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”, vijoi Kryeministri.

Rama pati edhe një thirrje për prindërit e minorenëve, që sipas tij, po abuzohen nga LSI.

“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”, mbylli reagimin e tij Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë