Nga Gazeta Si – Kryeministri Rama e konsideron normale reagimin e disa prej anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij ku kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme në Strasburg Rama tha se e vërteta e Kosovës nuk mund të humbë.
“Është normale që si fillim të më fajësojnë mua se pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtet shokuese. Gjëja është më e rëndë se ata mendojnë. Ata u ndjenë të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu as për t’i fyer dhe për të vënë në dyshim qëllimin e tyre të mirë. Unë jam i bindur se do të shkojë në vendin e duhur çdo gjë. E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet dhe nuk mund të humbë”, tha Rama.
Sipas tij është normale reagimi i tyre se është si një bombë në mes të çorbës së shpifur të gatuar.
“Unë nuk nisem nga këto reagime kur bëhet fjalë për të thënë të vërtetat. E vërteta dhëmb por shëron. Edhe ilaçet të hidhura janë por në fakt shërojnë. E vërteta është e zbardhur, nuk ka as një provë, asnjë fakt që të tregojë se ka pasur trafik organesh. Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre dhe jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan as topi”, tha Kryeministri.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në KiE ka krahasuar Kosovën me Ukrainën sot, duke thënë se është e njëjta situatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje