Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama u ndal përballë gazetarëve duke thënë se janë “llum” dhe “bedelë” ata që kundërshtojnë projektin e portit të Durrësit, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai sulmoi përsëri demokratin Edi Paloka, duke thënë se një i dehur nuk e pranon se është i dehur, lidhur me replikat që të dy patën gjatë ditës me njëri-tjetrin.
Pyetu nga gazetarët për protestën e 12 nëntori, kryeministri tha se i vjen keq për ata që do të shkojnë dhe se protesta po bëhet nga ata që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën.
“Pavarësisht miqësisë që ka dalluar me ardhjen e tyre në kohën e luftës në Kosovë kur hapën pistat për të sjellë ndihmat humanitare, që solli reagimin e princit të Kurorës që është bërë princ i Emirateve, është krenari kombëtare në një nga vendet e pasura të planetit dhe i hyhet në mënyrën më barbare, më të shpifur, më skizofrene, nga një non-gratë, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, veshët, shtëpitë, e shqiptareve, këtë se di ça të them. S’merrem me këto konvulsione injorante. Po ju them dhe një herë tjetër; ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike. Është e mirë për të gjithë ju që jeni brez i ri. Është investim prej 2 mld që vijnë këtu për të ndërtuar portin turistik të Mesdheut, por transformoi përgjithmonë impaktin e turizmit. Unë nuk kam njohur deri tani një të dehur që të pranojë që është i dehur. Janë bedelë, hapni fjalorin dhe lexojeni. Sot është dita për t’i dhënë përgjigje pyetjes, përse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Besoj që edhe për një parti të opozitës qeveria e këtij vendi duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse”, -ishte fjala e Ramës përballë gazetarëve.
Arsyjea e mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje