Politike

Rama pas takimit me zyrtaren e DASh: SHBA mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama zbuloi temat e diskutimit prej rreth 60 minutash me ndihmës sekretaren e Shtetit, Karen Donfried.

Në këtë diskutim, sipas Ramës, është konfirmuar mbështetja amerikane për Ballkanin e Hapur.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur”, tha Rama.

Kryeministri tha se në këtë bisedë kishte marrë konsideratat më të larta nga ndihmës sekretarja për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë.

Pas Ramës, zyrtarja amerikane u takua me tre deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin. Takimi me deputetët e opozitës zgjati rreth 80 minuta. Në përfundim të tij, Enkelejd Alibeaj tha se kishte folur për sfidat e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit ligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë