Politike

Rama, pedagogëve: Harrojeni rritjen, nuk jeni si policët dhe zjarrëfikësit, jeni autonomë

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën e pedagogëve, duke kundërshtuar rritjen e pagës për ta.

“Ata pedgaogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrëfikësat dhe pensionistët të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit.

Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë