Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se i bashkohet shqetësimit të partnerëve ndërkombëtarë pas situatës së krijuar në Mitrovicë të Veriut, ku ka pasur përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve serbë gjatë momentin kur katër kryetarët e zgjedhur të komunave janë futur në zyra nën praninë e forcave speciale.
Kreu i qeverisë u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut. Ai shkruan se këto tensione nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe as në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje