Politike

Rama: Planin e opozitës e rrëzuam se kishte një faturë 1,77 mld euro

Qeveria i ka studiuar në detaje 8 propozimet e paraqitura nga PD për të përballuar krizën që pritet të shkaktohet në ekonimi nga pandemia e koranavirusit, me një faturë që shkon në 20-25 milionë euro. Kryemnistri Edi Rama në një intervistë televizive për “Opinion” në TV Klan deklaroi se qeveria i ka shqyrtuar me seriozitetin e duhur, por që fatura për masat e qevrisë ishte tejet e kripur dhe e papërballueshme nga ana qeverisë.

“Nuk kam parë asnjëherë në jetën time ku ai që propozon thotë se mendoj se mund të shkojë nga 20-25 milionë euro. Opozita janë, ata mendojmë, por nuk i bien lapsit dhe mendojnë gabim. Plani i tyre është fiks 1, 177 miliardë euro. Plani i tyre është marrë dhe i studiuar në detaj dhe unë nuk kam kohë që të hyjmë masë për masë”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit Rama, propozimi i parë i opozitës që të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse) ka një kosto e 66,7 milionë eurove.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/211586883279328

Ndërsa propozimi i dytë i paraqitur nga opozita që në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimim, sipas kryeninistrit përllogaritet në 18,1 milionë euro.

“Masa e tretë e tyre  ka një faturë që 27,6 mnl euro, masa e katёrt  e pakalkueshme për momentin se futen edhe faturat e ujit është 9, 85 mln euro, masa e pestë e tyre  është 215 mln euro, ndërsa masa e gjashtë është 52, 7 mlin euro”, theksoi kryemnistri Rama.

Pavarësisht kësaj Rama u shpreh se këto propozime të opozits i ka parë me seriozitetin e duhur dhe se paketa është e papërballueshme. Ai solli dhe shembuj se shtete të fuqishme kanë propozuar paketa si Franca që kapin 1,66 % të PBB-së, ndërsa sipas tij, paketa prej 370 milionë USD është 2,3% e PBB-së të Shqipërisë. Megjithatë qeveria ka parashikuar edhe fondin e garancive, por nëse i zbriten ai shkonën 1,566% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Propozimet e PD, disa te hedhura me ane te fotove

Propozimet e PD-së

Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

 Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

 Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Për familjet në nevojë dhe qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit:

Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e termetit.

Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë