Politike

Rama: Porti aktual i Durrësit, si stadiumi i dikurshëm kombëtar

Kryeministri Edi Rama nga Berati në takimet e shumta të turit të tij ka deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet nga ndërtimi i portit turistik të Durrësit.

“Porti ekzistues i Durrësit është njësoj në të gjitha aspektet siç ishte stadiumi kombëtar në Tiranë që nuk pranonte të luante asnjë skuadër e huaj më. Dhe një port tregtar i përmasave që ne duam dhe duhet të ketë që është kthyer sot në një nyje strategjike në kontekstin e ri, duke përpunuar volume shumë më të mëdha është një vlerë e shtuar por është njëkohësisht një vepër që nuk mund të ndërtohet në mes të qytetit në të gjitha rastet. Ajo që bëjmë ne sot në vitin 2022 është ajo që kanë bërë të tjera qytete që janë kthyer në histori të mëdha suksesi në Mesdhe”, theksoi Rama.

Kryeministri ndërkohë akuzoi opozitën se e do vendin përherë në koshin e plehrave.

“Arsyeja pse të gjithë duhet ta shikojnë çfarë po ndodh sot dhe duhet ta ndjekin këtë luftë barbare të atyre të mallkimit të 1912 është për të kuptuar se çfarë janë në gjendje këta t’i bëjnë çdo shqiptari që do ta shikojë mirë këtë vend. Sepse ajo që do bëjmë në Durrës do impaktojë jetën e çdo shqiptari.

Aty është një vijë e thellë ndarëse mes atyre që janë krenar për këtë vend dhe duan që këtë vend ta bëjnë gjithmonë e më shumë një arsye të tjerët të jenë gjithmonë e më krenar dhe atyre që e duan këtë vend në koshin e plehrave në rast se nuk e kanë për vete. Nuk diskutohet që ne do ta bëjmë portin turistik të Durrësit”, theksoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë